Meteorologu Hakil Osmani, sqaron se kjo fillim jave në territorin shqiptar do të nisë me mot të freskët, por dita ditës pritet të kemi një rritje të lehtë dhe graduale të vlerave termike.
Maksimumi i këtyre vlerave pritet të shkojë 27-28 gradë celsius gjatë ditës së enjte dhe të premte.
Pritet që dita e sotme dhe e nesërme të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve e vranësirave të pakta gjatë orëve të para të paradites, ndërsa mesdita do të shtojë vranësirat në territorin shqiptar, duke bërë që herë pas here të kemi mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara deri në orët e pasdites. Mbrëmjet do të sjellin një përmirësim të kushteve të motit.
Dita e mërkurë e në vijim sjell mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat përgjatë shtrirjes lindore.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, gjatë kësaj fillim jave do të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat pritet të sjellin reshje. Po ashtu në një zonë të veçantë pritet që reshje të jenë edhe në formën e breshërit.
Ndërsa dita e mërkurë e në vijim sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit edhe në këto dy shtete, duke bërë që të kemi një rritje graduale dhe të lehtë të vlerave termike gjatë mesjavës dhe në vijim.
Në Kosovë vlerat maksimale do të shkojnë në 24 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut pritet që vlerat maksimale të regjistrohen deri në 25 gradë celsius.
g.kosovari