Sipas MeteoAlb deri në mesditë moti do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të shpeshta do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Por pas mesditës vranësirat zhvillohen në një pjesë të mirë të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër dhe herë pas-here në formë rrebeshi, ndërsa orët mbrëmjes dhe natës ri-kthejnë kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera të pandryshuara duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Mbetet moti i kthjellët gjatë paradites dhe mbrëmjes por situata e kushteve atmosferike ndryshon pas mesditës kur vranësirat zhvillohen duke gjeneruar sërish rrebeshe të izoluar shiu.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë MV gjatë paradites dhe mbrëmjes. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu, ku më të dukshme reshjet do jenë në gjysmën lindore të MV.
Rajoni dhe Europa
Vijon mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe afatshkurtër shiu do të dominojnë Juglindjen dhe lindjen e kontinentit. Ndërsa ndikimi i kushteve të qëndrueshme atmosferike ka diktuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të kontinentit: konkretisht Jugperëndimi, Qendra dhe Europa Veriore do të jenë me kthjellime.
g.kosovari