Një prej partive kryesore të opozitës izraelite tha se do të mbështesë formimin e një qeverie bashkimi kombëtar që do t’i japë fund epokës së Benyamin Netanyahut si Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit.
Lideri ultranacionalist Naftali Bennett tha se partia e tij do t’u bashkohet bisedimeve për të formuar një koalicion qeverisës që udhëhiqet nga Yair Lapid i qendrës së majtë.
Lapid ka kohë deri të mërkurën për të njoftuar rezultatin e përpjekjeve të tij. Ndërkohë, Netanyahu tha se marrëveshja e propozuar do ta “dobësonte Izraelin”.
Kryeministri i cili po gjykohet për mashtrim nuk arriti një shumicë vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme të Marsit. Në dy vjet Izraeli mbajti katër herë zgjedhje të parakohshme, në të cilat Netanyahu nuk arriti të sigurojë një koalicion të qëndrueshëm.
/a.r