Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me disa persona në një lokal.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7 në Korçës në lokalin e shtetasit A.B.
Sipas policisë 39-vjeçari E.H., ndërsa është konfliktuar me klientët e lokalit, ka qëlluar në armë zjarri në ajër, por pa shkaktuar dëme në njerëz.
Gjithashtu bëhet me dije se 39-vjeçari, më parë ka qenë i dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Korçë/Informacion
U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike, vihet në pranga 39-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër shëndetit, rendit e sigurisë publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje).
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
/b.h