Bëhet me dije se janë procediuar në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapsirën publike, proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:
A. K., 45 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur “Havana e re”, Dhërmi, duke vendosur një skelet hekuri, pa lejen e organeve përkatëse. A. B., 44 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur “Perivoll”, Dhërmi, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.
E. K., 43 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike (trotuar), në shëtitoren e fshatit Dhërmi.
/b.h