Mjeku infeksionist Tritan Kalo, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën epidemiologjike në vend.
Ndërsa ka publikuar një foto nga korridori i Urgjencë së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, Kalo thekson se ndërgjegjësimi i qytetarëve, përkujdesja e stafit mjekësor si edhe vaksinimi në vijimësi i grupeve të rriskuara po jep rezultate pozitive.
“Por a e kemi fituar plotësisht betejën me armikun e padukshëm?”.
Mjeku infeksionist shprehet se ende nuk mund të thuhet se beteja më këtë sëmundje të rëndë është fituar, ndërsa shton se periudha më e vështirë ka kaluar.
“Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetëra e dhjetëra viruse, bakterie, mykura e parazitë të tjerë…. Mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh kurrë nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi….Together forever!!!”, shkruan Kalo.
Statusi i plotë:
Kohë kovidiane….30.05.2021….Një foto sot herët në mëngjes nga koridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUNT….Vetndërgjegësimi i popullatës, Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e staffit mjeksor si dhe Vaksinimi në vijëmësi jo vetëm i grupeve të riskuara, pak nga pak PO sjellin frutet e duhura në uljen e furisë së kësaj “flame mbarëbotërore”, Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….A e kemi fituar plotësisht këtë betejë me armikun e padukshëm, ENDE JO…..
Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme, të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarës të Sars-Cov2/Covid-19….”Ditë më të mira pas kësaj do të vinë.” (N.F)…..Kur dhe sa të mundni për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektimit….Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlertë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë….
Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore pas kësaj Pandemije në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi….
Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh NUKU duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetra e dhjetra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë…. Mirbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi….Together forever!!!
/b.h