Analisti i njohur Frrok Çupi ka dhënë komentin e tij lidhur me zgjedhjet në Partinë Demkratike
“Si mund të ketë zgjedhje sot? Sot, me shpalljen e Berishës ‘minues i demokracisë’ dhe ‘familje kriminale’, ‘i përshirë në korrupsion të madh’, PD-së i kanë dalë brinjët. Luli as do të japë dorëheqje, as do të zgjidhet.
Luli do të emërohet kryetar i PD, sa të jetë Berisha këndej pari. PD-në e merr me vete Berisha në rrugën për ku është nisur pas krimeve 30 vjeçare”, shprehet Frrok Çupi në një intervistë.
/b.h