Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, ku veriu dhe pjesërisht zonat qendrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkurta të breshrit.
Ndërsa mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por vranësirat mbeten të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 45-50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4-5 ballë.
/b.h