Përplasja mes kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha dhe ish-presidentit Bujar Nishani, kanë sjellë debate brenda kësaj force politike. Së fundmi në “Radarin Informativ” ka qenë i ftuar Besnik Mustafaj një nga anëtarët historikë të Partisë Demokratike, ku ka folur rreth kësaj përplasje.
Nishani akuzoi Bashën se kishte dijeni për shpalljen “non grata” të ish liderit demokrat Sali Berisha dhe sipas tij kjo ishte arsyeja pse u afruan zgjedhjet për kreun e PD-së. Nga ana tjetër Basha ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se Nishani po bën sulme personale.
Ndërkohë për Besnik Mustafajn, shpallja e Berishës “non grata” forcon pozitën e Bashës në PD.
“Nishani është konseguent ndaj kritikave të Bashës. Dhe i ka kërkuar që ditën e dytë që të japë dorëheqjen. Edhe Nishani edhe reagimi i Bashës e kanë hedhur atë masë demokratësh që janë fansa të Berishës. Me këto replika nuk është bërë për testim nëse Basha ka bërë një pabesi ndaj Berishës nuk do ja falnin Bashës. Ndaj e hodhi Nishani këtë, dhe Basha u detyrua që të reagonte duke e përgënjeshtruar”
“As nuk e kuptoj. Se partia ka pësuar një shok. Mbas humbjes ishte një shok emocional. Por u lehtësua nga reagimi i vetë Berishës. Por në këtë gjendje Basha bëhet si një lloj shpëtimi më shumë se një kandidat i paprovuar. Për gjendjen emocionale të demokratëve.”
“Kandidatë e shpallur, Kadilli apo kandidatët e tjerë. Nuk duhet të kishin votuar. Se afrimi i zgjedhjeve dhe mënyra si u parashikua dhe koha e shkurtër ishin anormale. Dhe do duhej të kishte zëra kundër.”
“Para 4 vjetësh. Kam qenë për dorëheqje të Bashës në 2017. Berisha nuk e ka mbajt dhe nuk po e mban. Dhe vijon që të thotë se jam një anëtar i thjeshtë i PD. Berisha në vazhdim është i distancuar. Nuk është i vërtetë që është përzier në vendime. Basha është vetë për listat. Dhe në asnjë vendim të rëndësishëm nuk e ka penguar Bashën në lidershipin e Partisë.”
/b.h