Deputeti Ralf Gjoni u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha ‘nuk do të zgjidhet’ më 13 qershor por do të mbahet si kryetar i Partisë Demokratike për të lënë këtë parti prapë në opozitë.
Gjoni deklaroi se deklaroi ka ardhur koha që Sali Berisha t’i bëjë një nder partisë që krijoi dhe ta lërë të lirë një herë e mirë që të bëjë zgjedhjet e saj.
“Është e qartë se Lulzim Basha nuk do të zgjidhet por do të mbahet aty. Ai është vendosur aty për të mbajtur Partinë Demokratike në opozitë. Lulzim Basha ka bërë para, ka bërë korrupsion! Përfaqëson një kastë politikë që është e korruptuar”, tha Gjoni për Report Tv.
/b.h