Covid 19 nuk prek vetëm mushkëritë, trurin dhe zemrën, por ai shkakton probleme dhe në lëkurë, thonjtë dhe flokë. Të shumtë janë ata që pas rikuperimit nga sëmundja shkojnë të alarmuar tek dermatologu pa e ditur qe shqetësimi mund ti jetë shkaktuar nga virusi.
Tre muaj pas kalimit të infeksionit përballen me rënie masive të flokëve, por jo vetëm. Por mjekja dermatologe në klinikën “Anassa” Sidita Boriçi qetëson ndërsa shpjegon se këto probleme mund të trajtohen plotësisht.
Veç problemeve që shfaqen rishtas Covid 19 sipas specialistëve agravon dhe sëmundje të lëkurës prandaj mjekja Boriçi i sugjeron të gjithë atyre që kanë kaluar virusin të konsultohen me dermatologun për të ndjekur trajtimin e duhur.
/b.h