Solidaritet me aleatin. Rusia u ndaloi hyrjen në hapësirën e saj ajrore dy linjave europiane pasi shmangën Bjellorusinë nga plani i fluturimit. Air France dhe Austrian Airlines u detyruan të njoftojnë bashkërisht anulimin e fluturimeve drejt Rusisë.
Disa linja ajrore po shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë pasi qeveria e Presidentit Alexander Lukashenko detyroi uljen me forcë të një avioni të kompanisë Ryanair me qëllimin arrestimin e një gazetari disident.
Rusia është aleati kryesor i Bjellorusisë, por deri më tani ende nuk marrë një vendim fluturimet e tjera nga Europa.
Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe ndaluan hyrjen në hapësirën e tyre ajrore të kompanive bjelloruse dhe në ditët në vazhdim priten të tjera sanksione përfshirë edhe ndaj presidentit Alexander Lukashenko.
Kompania flamurmbajtëse e Bjellorusisë, Belavia u ndalua të përdorë hapësirën ajrore europiane, masë që e detyroi të anulojë 12 linja deri më 30 Tetor. Këto linja përfshijnë fluturime në drejtim të Amsterdamit, Barcelonës, Berlinit, Brukselit, Frankfurtit, Hanoverit, Kaliningradit, Milanos, Mynihut, Romës, Vjenës dhe Varshavës.
Të paktën katër fluturime të Air France midis Parisit dhe Moskës u anuluan të Enjten dhe disa pasagjerë u zhvendosën në linjën ajrore ruse Aeroflot. Dy fluturime të Austrian Airlinesnga Vjena në Moskë, dhe një avion cargo që fluturonte nga Nanjing i Kinës drejt Vjenës u anuluan.
Ministria e Jashtme e Austrisë tha se veprimet e Rusisë ishte “tërësisht të pakuptueshme”. Ndërsa Ministria e Transportit e Francës tha se tani duhet të zbatohet reciprociteti.
Në një tjetër episod, një avion i Belavia që mund të hyjë në hapësirën ajrore të Polonisë u detyrua të kthehej drejt Miniskut pasi u ndalua të hyjë në hapësirën ajrore të Francës.