Më 27 maj, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng tha se nga janari në prill, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë Kinë-BE arriti në 250.3 miliardë dollarë amerikanë, 42% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Niveli i investimeve arriti në 1.95 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar një rritje 12.4%. Kina ka bërë 1.69 miliardë dollarë investime direkte për vendet e BE-së, duke shënuar rritje me 70.8%.
“Kina dhe BE-ja janë partnerë të rëndësishëm në ekonomi dhe tregti. Të dyja palët kanë fusha të gjera bashkëpunimi, ndërmarrjet kanë lidhje të ngushta, duke formuar një situatë me interesa të përbashkëta. Në gjendjen e tanishme, Kina dhe BE-ja kanë ruajtur rritje të vazhdueshme tregtare dhe një gjendje të qëndrueshme të investimeve, duke treguar plotësisht elasticitetin dhe gjallërinë e bashkëpunimit ekonomik Kinë-BE. Marrëveshja e investimeve Kinë-BE është një marrëveshje me fitime të ndërsjella, që është në të mirë të Kinës, të BE-së dhe të botës,” tha Gao Feng.