Ajo që pritej që nga mëngjesi i sotëm thjesht u zyrtarizua, Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit.
Ai pati disa ditë reflektimi pas mbylljes së sezonit pa trofe dhe tani ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar dhe janë disa arsyet që e kanë shtyrë deri këtu.
E para është një sezon tepër i lodhshëm dhe impenjativ edhe në një kohë pandemie që ia kanë bërë të vështirë punën ndërsa një arsye tjetër e rëndësishme janë kritikat.
Zidane ka qenë gjithmonë kontruktiv dhe ka pranuar kritikat por këtë sezon në një moment kyç, siç shkruan “AS”, disa drejtues të klubit nuk e mbrojtën në momente të vështira madje e vunë në diskutim të ardhmen e tij.
Një gjë e tillë ishte e pafalshme për Zidane dhe kjo e ka shtyrë që ndërmarrë vendimin për t’u larguar ndërkohë që Conte ose Raul shihen tashmë si kandidatët potencial për ta zëvendësuar.
“Reali i madridit njofton se Zinedin Zidan ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen me klubin duke ndërprerë punën si trajner i ekipit tonë.
Eshtë momenti që ta respektojmë vdendimin e tij dhe të tregojmë profesionalizëm ndaj tij dhe punës që ka bërë gjatë gjtihë këtyre viteve.
Zidan është një nga mitet e mëdhej të Realit të Madridit, arritjet e tij tejkalojnë gjithcka që ai ka bërë si trajner apo si lojtar me klubin tonë.
Ai e di që është në zemrën e Realit të Madridit dhe se Reali i Madridit do të jetë gjithmonë shtëpija e tij”, thuhet në deklaratën skuadrës madrilene.
g.kosovari