Goditen dy grupe që kultivonin lëndë narkotike në zonën e Mirditës dhe Lezhës. Policia bën me dije se janë arrestuar 5 persona si dhe kanë nisur hetimet për pesë të tjerë. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.
Në Mirditë janë arrestuar Astrit Lepuri, 39 vjeç, banues në Kurbin dhe Elidon Voffi, 26 vjeç, banues në Lezhë ndërsa janë vënë nën hetim Nikoll Kola, me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Shkurt Marku, me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.
Ndërkohë në Lezhë, policia ka bërë të mundur arrestimin e Nikolin Krepi, 32 vjeç, Arjon Marku, 31 vjeç dhe Gjon Krepi, 38 vjeç, banues në Lezhë ndërsa ka nisur hetimet për Pashk Lleshi,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gjovalin Laska,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, Bardhok Ndreca me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
“Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohen penalisht dhe 5 të tjerë. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.
-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Kurbin dhe E. V., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.
Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi N. K., me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Sh. M., me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.
-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. K., 32 vjeç, A. M., 31 vjeç dhe Gj. K., 38 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.
Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit: P.Ll.,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gj.L.,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, B.N.,me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.
/b.h