Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011 në sheshin para Kryeministrisë.
Çështja është regjistruar në prokurori prej 1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.
Sipas informacioneve, prokuroria është duke hetuar edhe plagosjen e dy protestuesve.
Mësohet se prokuroria e Tiranës ka rinisur hetimet e pezulluara për një nga vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit 10 vite më parë.
Hetimet ishin pezulluar dhe vrasja e Aleks Nikës mbeti pa autor, ndërsa nuk u arrit të provohej se nga cila armë u qëllua viktima.
Për këtë arsye mësohet se do të do të kërkohet riekspertim për të përcaktuar nga cila armë u qëllua.
g.kosovari