Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet dhe kontestimet e Partisë Demokratike dhe partive opozitare.
Manjani tha se nuk mund të diskutohet që kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste janë më të votuarët në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai deklaroi në MCN Tv se pavarësisht kësaj, Rama ka marrë më shumë pushtet sesa i kanë dhënë qytetarët.
“Edi Rama është më i votuari dhe PS është më e votuara pa asnjë diskutim, por ka marrë më shumë pushtet se sa i kanë dhënë.
48% e popullit nuk korrespondon me 58% të vendeve që ai ka në Parlament. Është e pandershme të marrësh vota më shumë se të ka dhënë populli.
Duhet pranuar po ashtu që opozita dështoi që të shfaqej unike dhe të krijonte idenë e votës popullore kundër qeverisë”, tha Manjani.