Tetë të vdekur është bilanci i sulmit me armë në San Jose të SHBA. Mediat e huaja raportojnë se gjithë ngjarja ndodhi gjatë një takimi të punonjësve të hekurudhave.
Mes viktimave ka punonjës dhe ish-punonjës si dhe vetë agresori.
Po ashtu dyshohet se autori para se të niste sulmin i kishte vendosur zjarrin shtëpisë së tij dhe ishte nisur me armë për të vrarë në oborrin hekurudhor.
Personi që hapi zjarr u identifikua si Samuel Cassidy, punonjës i Autoritetit të Transportit në Santa Clara Valley.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 me kohën lokale, një qendër kontrolli tranziti që ruante trena, pikërisht në vendin pranë departamentit të sherifit.
Pas ngjarjes, një skuadër anti-bombë u vendos në ndërtesën e VTA pasi pati raportime për pajisje të mundshme shpërthyese brenda. Arsyet që çuan autorin të hapte zjarr nuk dihen ende.
g.kosovari