Nga Mero Baze
Të katër kandidatët në garë për Partinë Demokratike, janë të barabartë në dashurinë e tyre për Sali Berishën, ndërsa Lulzim Basha është edhe më i barabartë. Kjo është e vetmja fjali që, duke perifrazuar George Orëellin, i shkon për shtat garës për kryetar në Partinë Demokratike.
Tani që gara ka lluar formalisht, i vetmi rezultat i sigurtë, është torja e Lulzim Bashës, si “më i barabartë” në
dashurinë për Berishën, dhe futja e PD-së në një spirale izolimi ndërkombëtar, për shkak të mos distancimit nga Sali Berisha.
Të gjithë ata që kanë qenë në PD pas vitit 1997, kur Berisha hyri në konikt me SHBA, e mbajnë mend se Berishën deri në vitin 2001, nuk e ftonin në asnjë pritje Ambasade, përveç asaj të Iranit, edhe pse ndaj tij nuk kishte një ndëshkim ndërkombëtar të artikuluar zyrtarisht si ky që ka marrë tani, si minues i demokracisë, dhunues i sistemit gjyqësor për t’i shpëtuar ndëshkimit, dhe përtues i parave publike për vete dhe familjarët e tij.
Mjafton të lexoni argumenet që Helga Vukaj, ish- ministre e PD dhe zyrtare në KQZ në emër të PD, ka dhënë pse Tom Doshi nuk duhet të marrë mandatin e deputetit dhe të zëvendësoni aty emrin e Tom Doshit me Sali Berishën, për të kuptuar se çfarë hipokrizie është e gjithë sjellja e PD me Berishën, si një parti e marrë peng.
Në këto kushte nuk ja vlen më debati se kush konkurron për të marrë PD, po kush do ta shpëtojë PD-në nga Berisha. Katër kandidatët duket se nuk e kanë këtë objektiv. Ata duan të shpëtojnë Berishën nga SHBA, e jo PD-në nga Berisha.
Në këto kushte nuk ja vlen më debati se kush konkurron për të marrë PD, po kush do ta shpëtojë PD-në nga Berisha. Katër kandidatët duket se nuk e kanë këtë objektiv. Ata duan të shpëtojnë Berishën nga SHBA, e jo PD-në nga Berisha.
Në këto kushte, çfarëdo personaliteti politik i lidhur me PD-në, që del qartazi në publik duke i bërë thirrje PD-së të distancohet nga Berisha, është duke vënë kandidaturën për PD-në e nesërme, atë PD, që do braktisë shpejt Lulzim Bashën e 13 qershorit.
Nuk e vë në dyshim që këtë gjë mund ta bëjë edhe vet Basha pas 13 qershorit, por ajo do ta bëjë portretin e tij edhe më hipokrit, edhe më mashtrues, edhe më të pabesueshëm se sa është sot. Pas disa muajsh ata që do distancohen nga Berisha do jenë me mijëra dhe të gjithë do hedhin nga një gur mbi të, si njeriu që i ka marrë më qafë. Por ata do jenë thjeshtë popull, por jo lidera.
Lider është ai që sot ja thotë me guxim dhe dashuri PD-së, të mos shkojnë pas atyre që duan të mbrojnë Berishën me siglën e PD. Dhe ky, në mungesë të kandidatëve për kryetar, mund të jetë dikush që s’beson tek kjo garë, por beson tek PD e nesërme. Ai ka për të qenë e ardhmja e PD-së. Këta të tjerët janë si ata që bëheshin komunistë në janar të 1991, me shpresë se tani partia do t’ua njihte më në fund meritat.
Kryetari i ardhshëm i PD-së nuk po kandidon më 13 qershor. Por është koha të shpallet si kandidat tani, pamvarësisht se kur do zgjidhet. Se pas gjashtë muajsh të gjithë këta do t’i kesh duke sharrë Berishën, dhe do ma lënë mua fajin që ata nuk distancoheshin dot.