Pas 27 vitesh, Teuta e Durrësit arrin të fitojë titullin e dytë në futbollin shqiptar, pasi triumfoi në ndeshjen e fundit 6-1 ndaj Apolonisë, e cila kishte zyrtarizuar rënien nga kategoria.
Pjesa e parë u mbyll 2-1, por në 45 minutat e dyta fierakët u dorëzuan totalisht, pasi u ndëshkuan edhe me 2 kartonë në kuq.
Ndërkohë, fitorja 2-0 e Vllaznisë nuk i shërbeu shkodranëve për asgjë, madje e çoi Laçin jashtë Europa League.
Bylis-Partizani u mbyll 2-4 dhe ballshiotët zyrtarizuan rënien nga kategoria, pasi Kastrioti fitoi 2-1 ndaj Kukësit dhe tashmë krutanët do të ndeshen me Tomorin për një vend në elitën e futbollit shqiptar vitin e ardhshëm. Tirana-Skënderbeu u mbyll 3-1 për bardheblutë.
Sezonin e ardhshëm, Shqipëria do të përfaqësohet në kupat e Europës me Teutën në Champions dhe Vllaznia e Partizani në Europa League.
/b.h