I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, ish-ambasadori Fatos Tarifa është deklaruar se Shqipëria dhe Koosva nuk mund të bashkohen.
Tarifa ka kritikuar ede kryeministrin Kosovar, Albin Kurtin për idetë e tij, sipas profesorit, të dëmshme dhe që krijojnë shpresa të parealizueshme.
“Kjo është një propagandë, madje e dëmshme, sepse krijoin shpresa të cilat janë të parealizueshme sot për sot dhe për një kohë të gjatë, pasi nuk ëhstë siç thotë z.Kurti dhe kjo ëhstë më shumë një kritikë për të. Që Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen sipas shembullit dhe modelit gjerman dhe Gjermani dhe Amerika thotë ai e duan këtë bashkim.
Nuk bashkohemi dot sepse nuk ka asnjë naalogji që të ishte logjike midis këtyre rasteve. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë qenë asnjëherë një territor i vetëm. 500 vjet nën Perandorinë Osmane kanë qenë territore të asaj perandorie. Përpara, disa pretendojnë se në kohën e Skënderbeut kanë qenë një shtet. Nuk kanë qenë një shtet. Nuk ka patur shtete. Shteti është një koncept pak a shumë modern. As në Evropë nuk ka pasur. Principata të vogla, me territore të vogla. Kështu që, nuk mund të ngresh pretendimin që meqenëse dikur në shek. XIII ne kemi qenë toka që banoheshin nga e njëjta popullsi, sot duhet të bashkohemi.”