Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, në zonën e Yzberishtit
Policia njofton se një makinë ka përplasur një fëmijë 6-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.