Qytetari i dytë që bëri vaksinën Pfizer në Britaninë e Madhe, Uilliam Shekspir ka ndërruar jetë.
Më 8 dhjetor Uilliam Shekspir mori vëmendjen e gjithë botës pasi ishte i dyti në radhë që bëri vaksinën ndërkohë që sot në moshën 81-vjeçare ka ndërruar jetë jo nga COVID-19, por nga një sëmundje tjetër.
Ai kishte punuar në kompaninë e automjeteve, Rolls Royce dhe ishte një këshilltar i famullisë.
Gjithsesi ai do të hyjë në historinë e kësaj pandemie si burri i parë që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në gjithë botën.