Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në autostradën Maritsa, në Bullgari ku një minibus me pasagjer nga Kosova është aksidentuar.
Siç raporton mediumi lokal bullgar “Haskovo”, nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend shoferi që po voziste automjetin, derisa katër pasagjerët kanë shpëtuar.
Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi.
Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme. Minibusi me pasagjerët nga Kosova u rrotullua dhe arsyet ende nuk dihen.
/b.h