Pas deklaratave te Presidentit Ilir Meta i cili e quajti “fleterrufe” te porositur nga regjimi kleptokrat i Tiranes, vendimin e DASH per Sali Berishen, Vizion Plus ka kerkuar nje koment nga Ambasada e ShBA ne Tirane lidhur me kete deklarate.
Duke adresuar dy pyetje: A ka pasur ky vendim ndikim nga Qeveria e Shqiperise? A ka lidhje ky vendim me procesin zgjedhor? Ne pergjigjen e ardhur, Ambasada nuk ndalet specifikisht tek deklarata e Metes, por nenvizon se nuk do te mbeshtese individet e korruptuar.
“Sekretari i Shtetit mori informacion të besueshëm në lidhje me përfshirjen e Berishës në korrupsion të rëndësishëm dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset publike dhe përvetësimin e fondeve publike në Shqipëri. Me këtë veprim, qeveria e Shteteve të Bashkuara po bën të qartë se ne nuk do të angazhohemi, dhe si rrjedhim, nuk do t’u japim kredibilitet dhe mbështetje, individëve të korruptuar si Berisha, një individ që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ka kryer veprime korruptive në kurriz të popullit shqiptar.”
Edhe pas kerkeses se Vizion Plus per te qene me specifik mbi deklaraten e Presidentit Meta, Ambasada konfirmoi se pergjigjja ishte kjo.
/b.h