Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja në mënyrë të mistershme e 23 vjeçares nga Delvina. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një javë më parë në lagjen Ali Demi në rrugën Teodor Muzaka në Tiranë ku 23 vjeçarja Evgjeni Baxho është gjetur e pajetë në banesën jetonte me qira.
Mësohet se daja i së resë është shprehur se nuk kishte informacion që mbesa e tij predikonte ndonjë besim fetar.
“Me Evgjenin flisja shpesh në telefon nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Sipas tij nuk ishte besimtare, nuk ka shkuar kurrë në kishe apo xhami. Për shkrimet në trupin e mbesës kam dëgjuar nga mediat”, ka thënë ai.
23 vjeçarja Baxho në Delvinë jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh, ndërsa në Tiranë vajza ishte me studime.
/b.h