1543- Vdes astronomi polak Nicolaus Copernicus, krijues i sistemit heliocentrik dhe themelues i astronomisë moderne, autor i “Qarkullimit të trupave qiellorë”. Me punën e tij shkencore, e cila përfaqëson një nga piketat më të mëdha në historinë e shkencës, ai krijoi bazën për zbulimet e mëdha të Johannes Kepler dhe Isaac Neëton.
1819-Lindi princesha Britanike Alexandrina Victoria, më vonë mbretëresha Victoria I nga 1837 deri në 1901. Gjatë mbretërimit të saj të gjatë, Britania përjetoi një rritje ekonomike dhe kulturore dhe u bë një fuqi koloniale.
1844- Shpikësi i telegrafit, Samuel Morse, dërgon mesazhin e parë telegrafik në një distancë prej 65 kilometrash (nga Uashingtoni në Baltimore) me mesazhin: “Çfarë bëri Zoti?”
1941- Lindi këngëtari dhe kompozitori amerikan Robert Zimmerman, i njohur si Bob Dylan, një nga muzikantët më të njohur të shekullit të 20-të.
1974- Vdes pianisti, kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës popullore amerikane të xhazit Edëard Kennedy Duke Ellington. Ai fitoi famë botërore pas Luftës së Dytë Botërore duke performuar me orkestrën e tij nëpër botë.
2015-Vdiq me një aksident matematikani amerikan John Nash (86), i njohur për teorinë e tij të lojës dhe fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi në 1994. BETA