“PD nuk është demokratike nën drejtimin e Bashës”. Kjo deklaratë është bërë nga ish-deputeti demokrat Arben Ristani, në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, i cili tha se kreu i PD Lulzim Basha është lider autokrat pasi i merr vetë vendimet pa u konsultuar.
“Basha ka humbur zgjedhjet me rezultat të thellë, me 1 diferencë orej 15 mandatesh me mazhorancës. Basha nuk ishte një lider që reflektonte ndryshimin me kundërshtarin por një autokrat si kundërshtari. Kundërshtari mundej me 1 pojekt tjetër, demokratik. Pd nuk është demokratike nën drejtimin e Bashës,ai është autokrat, vendos vetë i merr vendimet vetë. Këtë elektorati e lexon. Prandaj kemi humbur në zgjedhje se basha nuk ka arritur ta bëjë PD demokratike siç ka emrin”, tha ai.
Për zgjedhjet e 13 qershorit brenda PD për zgjedhjen e kryetarit të ri, Ristani tha se Basha merr të gjitha masat që ta manipulojë garën. Duke e cilësuar garën brenda PD si të pabarabartë ai tha se doi të preferonte që Basha të humbiste. Agron Shehaj për Ristanin nuk do mund ti bëjë dot të dyja, biznesin dhe politikën.
“Ka mundësi por duket se po merr të gjitha masat për ta manipuluar. PSh sa zvogëlohen burra të tillë që nuk arrijnë dotë të mbajën karakterin e liderit. Ka disa elementë që tregojnë se gara është e pabarabartë. Nuk u jep mundëis kandidatëve rivlae të dinë se kush është votuesi. I takon të japë dorëheqjen pas 4 humbjesh. Gara është e pabarabartë por unë e përkrah kurajon e kolegëve dhe miqve të mi që janë rivalë të Bashës në garë të cilët megjithë kushtet vështira që po u vendos, su jep listat e votuesve,u ka vensosur vëzhgues… vazhdojnë. Do preferoja që Basha të humbte sepse se ben me dot Pd fituese. Dua të veçoj shehajn duke qenë se është biznesmen i madh dyshoj se mund ti bëjë të dyja edhe politikën edhe biznesin sepse do kohë politika dhe është një zanat që smund ta mësosh menjëherë do kohë. Harxhi dhe Kadilli i bëjnë nder garës”, tha ai.
Duke theksuar se Berisha ka influencë të padiskutueshme në PD, Ristani tha se ka pritur që ish-kryeministri të reagojë për mënyrën si ka drejtuar Basha partinë.
“Për ti rënë në kokë muhabetit, Berisha ka influencë të padiskutueshme në PD dhe smund të pritej ndryshe, madje unë personalisht do kisha pritur që edhe Berisha të kishte reaguar ndaj mënyrës jo demokratike me të cilën ka drejtuar basha partinë. Unë njoph Bashën si kryetar dhe përgjegjësia është e tij. Besoj se Berisha do jetë dorë jashtë në këtë garë. Sepse është shansi i fundit që kjo parti të ndalojë rënien dhe të fillojë ngritjen. Nëse e fiton Basha sdo ketë përsëri fitore”, shtoi ai.
Zgjedhjet e 25 prillit për Ristanin PD i ka humbur dhe se sipas tij rezultati ishte i pritshëm. Sipas Ristanit smund të flasësh për masakër zgjedhore kur nga të gjitha palët është pranuar dita e votimit dhe numërimit si e qetë.
“Unë kam qenë i qartë që në momentin e parë që zgjedhjet u humbën. Për mua rezultati ishte i pritshëm. Prandaj të thashë që gjërat duhen analizuar në kohën e tyre. Pakënaqësia ndaj pushtet baraz me fitore te opozitës është jjë nekuacion që nuk funksionon. Duhet shoqëruar me liderin e mirë, e disa pluse. Këto pluse mungonin. Nëse ke një ditë të qetë votimi dhe të pranuar nga palët, numërim të qetë dhe të pranuar nga palët smund të flasësh për mkasakër zgjedhore. Janë të vërteta përdorimi i aseteve publike, grupet kriminale janë të vërteta se janë të pasqyruara dhe në raport të OSBE.
Është e vështirë që fenomentet parazgjedhore kanë ndodhurn por problemi është te prova. Dhe kur shkon te kas të çosh provën janë blerë sa janë blerë dhe cili është ndikimi në rezultat. Nëse nuk e provon atëherë se fiton çështjen. Prandaj dhe rezultati slëviz. Ka një problem në këtë rast sado të ndikuara të jenë komisionet se bëjnë dot të bardhën të zezë. ata skanë asjë shans ta bëjën të bardhën të zezë prandaj reëzultati slëviz në të tilla raste”, tha ai.