Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.
Autoritetet u njoftuan të shtunën, pasi një baba dhe djali i tij vunë re një erë që buronte nga figura papier-mâché në Santa Coloma de Gramenet, një periferi e Barcelonës.
Babai më pas e pa kufomën përmes një çarjeje në këmbën e zbrazët të Stegosaurusit.
Policia tha se burri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.
Mediat raportojnë se viktima po tentonte të merrte telefonin e tij, i cili kishte rënë brenda statujës. Më pas, ai u rrëzua dhe mbeti i bllokuar, në pamundësi për të kërkuar ndihmë.
Policia po pret rezultatet e autopsisë për të zbuluar se si ai vdiq.
/a.r