Shkarkohen nga detyra 5 inspektorë të IMT në Bashkinë e Sarandës. Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma janë shkarkuar me motivacionin “moskryerje funksionale e detyrës” inspektorët E.Braho, V. Qesari, E. Cakalli, T. Simoni dhe O. Durmishi.
Shkarkimi i tyre sipas burimeve pranë Bashkisë Sarandë lidhet me favorizimin e ndërtimeve pa leje në territorin e kësaj Bashkie.
Ndërkohë mësohet se në ditët në vijim pritet një aksion i IKMT në Bashkinë Sarandë për goditjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare./ b.h