I ftuar në emisionin “7pa5” ne “Vizion Plus”, gazetari dhe analisti Ben Andoni ka komentuar situatën në kampin e Partisë Demokratike, në prag të zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike në 13 qershor. Andoni shprehet se PD ende nuk ka vetinë për të ndryshuar pasi, anëtarët e saj janë të lidhur fort pas figurës së zotit Berisha.
“PD nuk ka vetinë për të ndryshuar. Kjo kuptohet nga qëndrimi i të gjithëve, për t’u ruajtur nga figura e zotit Berisha. Një figurë e cila do kishte avantazh në publik por jo te Partia Demokratike.”
I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, se si do të ishte PD me secilin nga kandidatët në krye të saj, Andoni theksoi se me zotin Basha do të vijonte në rënie të vazhdueshme.
“Me zotin Basha në krye, PD do të ishte në rënie të vazhdueshme dhe me humbje të identitetit. Me zotin Shehaj, në përpjekje për të formuar një identitet. Zoti Kadilli, do kishte një përballje për luftën e brendshme, që jam i sigurt nuk do e vlerësojnë. Zonja Harxhi, do ishte në përpjekje të madhe për të futur një mentalitet të ri.”
/a.r