Udhëheqësit globalë , figurat e larta shëndetësore dhe humanitare u bëjnë thirrje vendeve të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të vaksinave Covid, duke paralajmëruar se bota është në një moment të vështirë.
Nënshkruesit e një deklarate ndërkombëtare përfshijnë Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë; Henrietta Fore, Drejtoreshë Ekzekutive e UNICEF, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët; Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq; Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët etj.
Ata janë shprehur se bota tanimë meriton drejtësi dhe jo të shtyhet drejt konflikteve , pasigurive dhe varfërisë akute. Deklarata bën thirrje për qasje të barabartë të vaksinave si brenda dhe midis vendeve duke siguruar vaksina dhe fonde, dhe ndarjen e njohurive dhe ekspertizës.
Udhëheqësit botërorë janë shprehur se në vitin 2021, ekonomia botërore po përballet me rënien më të keqe që nga viti 1945. Për disa vende kjo do të rrisë ndjeshëm varfërinë dhe vuajtjet. Për të tjerët do të thotë uri dhe vdekje. Pasojat nga pandemia do të jenë për një kohë të gjatë. Një brez i fëmijëve, veçanërisht vajzat, e kanë lënë shkollën dhe nuk do të kthehen më, thuhet në deklaratë.
Programi Covax për shpërndarjen e vaksinave në nivel global, i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, është aktualisht përpjekja më e mirë për të siguruar që vaksinat në të gjithë botën. Covax ka për qëllim të mbulojë vetëm 20% të popullsisë globale në vendet me të ardhura më të ulta deri në fund të vitit 2021 dhe nuk është ende e qartë nëse do ta përmbushë këtë objektiv.
/a.r