Raportohet për plagosje dhe të shtëna me armë zjarri në Korçë.
Në polici ka qenë një grua e cila ka denoncuar ngjarjen dhe besohet se ajo mund të jetë një e afërme e të plagosurit.
Policia është ende e paqartë në lidhje me këtë ngjarje.
Në spital është paraqitur një i ri i plagosur me thikë, ndërsa raportohet se ai është plagosur pas një sherri në lokal, ku thuhet se ka pasur edhe të shtëna në ajër me armë zjarri.
Në konflikt janë përfshirë më shumë se dy të rinj, në një nga lokalet e Moravës.
Policia mësohet se ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe gjetjen e armës.
Pritet marrja në pyetje e gruas që bëri denoncimin, i të plagosurit, si dhe sqarimi i rrethanave të ngjarjes.
/a.r