Grupi “Për PD” dhe Agron Shehaj kanë paralajmëruar konferencë për mediat pas përzgjedhjes së kandidatëve nga Kryesia e PD që do të garojnë për kreun e kësaj force politke më 13 Qershor.
Nga 9 kërkesa për të kandiduar, Kryesia eleminoi 5 prej tyre mes së cilës dhe ajo e anëtarit të grupit “Për PD”, Ibsen Elezi.
Gara për kreun e PD do të zhvillohet mes Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit dhe Agron Shehajt. Kadilli pas mbledhjes përsëriti sfidën ndaj Bashës duke e ftuar atë në një debat publik per programet e tyre për PD.
Ndërkohë Harxhi në një postimi në “Facebook” kritikoi vendimin e Kryesisë për eleminimin e kandidaturës së Elezit.
/a.r