Një 56-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot në Lazarat të Gjirokastrës.
Shtetasi 56-vjeçar Artan Pollo ishte duke montuar një gjenerator te depozitat e ujit pranë banesës së tij.
Raportohet paraprakisht se ai është mbytur në rezervuar, pasi nuk dinte not.
56-vjeçari u nxjerr i pajetë nga rezervuari, duke e bërë të panevojshme dhe mbërritjen e ambulancës, për t’i dhënë ndihmën e parë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
/a.r