Mbrëmjen e sotme u zhvillua nata finale e “Eurovision 2021”, ku fituese u shpall Italia me 524 pikë në total, pas 31 vitesh.
Grupi i rokut Måneskin me këngën “Zitti E Buoni” arriti të grumbullojë më shumë pikë, duke lënë pas Francën dhe Zvicrën.
Në vend të dytë u rendit Franca ndërsa vendin e tretë e mori Zvicra. Sakaq, Anxhela Peristeri përfaqësoi vendin tone duke marrë në total 57 pikë ku 12 pikë mori nga Malta. Shqipëria pikët maksimale ia dha Zvicrës.
Nga ana tjetër, në vendin e fundit u rendit Britania, duke marrë 0 pikë nga shtetet dhe 0 pikë nga publiku.
Kujtojmë se Peristeri pak orë para nisjes së evenimentit u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit të marrin pjesë në votimet e Eurovision, të cilat luajnë rol për shpalljen e fituesit të madh të kompeticionit të këngës.
Anxhela mori 35 pikë nga votat e publikut, duke shkuar kështu në vendin e 21 me 57 pikë.
Pikët për Shqipërinë:
San Marino 2 pikë
Malta 12 pikë
Danimarka 7 pikë
Holanda 1 pikë
/b.h