Linja e korrentit të një pallati në Vlorë ka marrë flakë duke rrezikuar seriozisht godinën, por edhe banesat përreth.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, ku për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses ka bërë që të shmanget përhapja e flakëve.
Ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, që mund të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme.