Ekonomi: Shqipëria shquhet si një nga vendet me biodiversitetin më të lartë në Europë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, në Ditën Botërore të Biodiversitetit bëri apel për rëndësinë jetike dhe kujdesin që duhet të tregojmë për natyrën dhe tokën.

“Shqipëria shquhet për larmi të peizazheve e atyre biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitetin më të lartë në Europë”- shprehet Ekonomi.
Sipas saj, fokus i punës tonë është të sigurohemi që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të trashëgojnë një mjedis të larmishëm.

Shqipëria aderon në Protokollin e Nagojës që nga viti 2012 me anë të ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagoyës për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që rrjedhin nga përdorimi i tyre”, të Konventës së biodiversitetit “Për larminë biologjike”.

Ndër 23 vende pjesëmarrëse në këtë iniciative, Shqipëria është një nga 4 vendet që ka krijuar një ligj të tillë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com