Një 55-vjeçar i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje ka dalë para gjykatës së Gjykatën e Shkallës së Parë Berat mesditën e sotme për t’u njohur me masën e arrestit ndaj tij.
Prokurori Dritan Gripshi ai që i ka kërkuar gjyqtares Klejda Çapja vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të Çelës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë, afat që sipas prokurorit është i mjaftueshëm për të grumbulluar provat e nevojshme, për pyetjen e dëshmitarëve të ngjarjes, ballafaqimet midis palëve dhe për të kryer edhe ekzaminimin mjekësor të 13-vjeçares.
KShqiptarja.com