Një person është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ndaj të cilit është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi. Personi D.T. është qëlluar para pallatit të Sportit në Vlorë.
Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë. Të shtënat janë dëgjuar nga kalimtarët e rastit dhe më pas është lajmëruar policia. Gjithashtu janë dëgjuar edhe të bërtitura nga personat prezent në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë që një makinë është gjetur e djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët./ b.h