Marash Logu, juristi i Partisë Demokratike në KQZ me zë të lartë ka deklaruar para mediave se vëzhguesi i PD-së është kërcënuar nga vëzhguesja e PS-së, e cila i ka thënë se do të pres gjuhën pasi të dalim jashtë.
Logu tha se vëzhguesja e PS-së është Joana Melengu, e cila sipas tij është kapur duke shpërndarë ushqime me furgon në Berat, dhe shtoi se ka kërcënuar me jetë vëzhguesin e PD.
Logu nuk pranoi që të thotë emrin e vëzhguesit të kërcënuar për shkak se ai vetë i kishte kërkuar që të mos ja nxirrte emrin për shkak se kishte frikë.
‘Këtu në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në sy të të gjithë shqiptarëve ka njerëz që kërcënojnë me jetë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Ju zotëri po të ishit të ndershëm do të ndërprisnit këtë seancë dhe do të merrnit masa. Aty u kërcënua vëzhguesi. Kjo është skenë krimi, skenë krimi, e kuptoni se çfarë po ndodh sot. Rast i rëndë Joana Melengu ka kërcënuar me jetë vëzhguesit e PD-së, është e njëjta që shpërndante ndihma. Ne nuk kemi frikë do t’i themi këto fakte me zë. Kjo ka ndodhur para syve të të gjithë shqiptarëve. Prej dy ditësh në KQZ është zhvilluar rinumërimi i votave. Besoj se ju të gjithë keni parë se vëzhguesit e PS ishin të gjithë punonjës të bashkisë Berat, PS përdori administratën e shtetit në funksion të fushatës së saj. Ajo që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe sot është një ngjarje e rëndë. Një vëzhguese e PS, shtetësja Joana Melengu ka kërcënuar vëzhguesin e PD, i ka thënë se kur të dalim jashtë do flasim ndryshe, do ta presim gjuhën dhe do të merremi vesh, një kërcënim për jetën për shëndetin, Jona Melengu është kryetare e njësisë administrativ nr dy në Berat dhe u kap nga PD me furgonin duke shpërndarë ushqime. Kjo duhet të ishte në burg, jo duke rinumëruar vota. Nëse për ata zotërinj kjo është një ngjarje e pranueshme për në është e papranueshme, kemi denoncuar sesi qytetarët janë kërcënuar. Vëzhguesi më kërkoi që mos ta bëjë publik emrin e tij se ka frikë për jetën e tij.’- tha Logu.
/a.r
Deri sa ke bërë vehten të të kërcënojë një grua, është tregues negativ për personalitetin tend, o katundari Marash Logu.
Tregon nivel të të ulët, njerëzor, profesional, mungesë dinjiteti, mungesë e theksuar kulture, mungesë e theksuar karakteri.
Dhe mbi të gjitha, qaravitja…….
Legen e pis burë (me një r).