Pas Fatbardh Kadillit, një tjetër demokrate ka shprehur interes të garojë për postin e kryetarit të PD-së.
Bëhet fjalë për Edith Harxhin, e cila është pjesë e ‘Grupit për PD’ që u shpreh pro dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit.
Pas dorëzimit të kandidaturës, Harxhi tha pasditen e sotme se gara duhet të jetë e hapur dhe transparente. Ai theksoi se oferta e grupit për PD është reformimi i thellë i PD mbi idealet e 1990.
“Duhet të jetë një garë e hapur transparente dhe e barabartë, deri tani nuk është. PD duhet të kthehet tek ato vlera. Është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë. Ajo që ofrojmë si grup, si kandidate është një reformim i thellë i PD mbi idealet e 1990-1991. PD ka nevojë për një fillim të ri”, deklaroi Harxhi.
Kujtojmë se sot edhe Kadilli dorëzoi kandidaturën e tij, ndërsa theksoi se PD nën drejtimin e tij do të shkojë drejt fitores.
/a.r
Te dhj…sha mu ne idealet e tua