Sali Berisha thotë se në 30 vite është pasuruar me vetëm 34 metra më shumë sipërfaqe banimi.
I ftuar në ‘Opinion’ ai mohoi që aleatët e tij Ilir Meta, Fatmir Mediu etj të jenë pasuruar gjatë qeverisjes me të. Berisha mohoi gjithashtu që të ketë penguar hetimet ndaj tyre.
“Nga diktatura e deri më sot unë kam shtuar vetëm 34 metra. Të vijë kush të dojë, po gjeti të tjera, jua kam falur” – tha Sali Berisha që kurrë s’ka sqaruar minimalisht vilën e Lalëzit apo zyrën luksoze që ka në Tiranë.
/javanews/a.r