Vijon vaksinimi me kalendar të kombinuar në të gjithë vendin, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 8,864 vaksinime anti-covid dhe që prej fillimit të procesit janë kryer në total 697,811 injektime dozash të vaksinës ndaj COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë thekson se prej tyre 234,409 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës për mbrojtjen ndaj koonavirusit.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin, ndërkohë gjatë këtyre ditëve pritet të mbërrijnë doza të tjera vaksinash.
/a.r