Kim Mehmeti ka dalë me një qëndrim sa i përket vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me ish kryeministrin Sali Berisha.
Mehmeti i cili prej kohësh tashmë punon në televizionin e familjes “Berisha”, thotë se vendimi i SHBA është i padrejtë pasi sipas tij duhet futur Edi Rama.
Analisti gjykon që Berishës i takon të hyjë në listën e nderit.
“Nëse ne shqiptarët do e kishim bërë ‘listën e zezë’ të burrështetasve që e plaçkitën shqiptarinë, e të cilëve, do duhej t’ua ndalonim daljen nga ‘Shqipëritë’ tona dhe do i detyronim ta kthenin të vjedhurën, shumë pak politikanë të tri dekadave të fundit do mbeteshin jashtë asaj liste.
Dhe sa më përket mua, atë listë do e filloja me ata që e rrënuan Teatrin Kombëtarë në Tiranë si dhe, në të nuk do mungonin as drejtuesit e BDI-së, që e lejuan deshqiptarizimin e Shkupit. Pra me ata që Tiranën e bënë lavartriçe ku lahet pisllëku që është duke e kalbur Shqipërinë dhe, me ata që Shkupin e bënë varrezë, ku u gropos e vërteta shqiptare për të.
Por ja, ngaqë u treguam popull i paaftë për ta mbrojtur vetveten nga të vetët edhe na ndodh që ‘lista e zezë’ amerikane të na bëjë ta harrojmë ‘librin e zi’ të vjedhjes zgjedhore të 25 prillit në Shqipëri.
Ndërkohë ja një këshillë për ata të paktët që më besojnë: nuk është demokraci ajo që lexoni nëpër libra si dhe, kurrë mos harroni se jetojmë në kohë kur nuk ka miqësi mes popujve, kur nuk vlerësohesh nga ajo si dhe çka ke bërë për popullin tënd, por sa i përmbahesh parimit se ajo që i lejohet të fortit e të pasurit, të mos i shkojë ndërmend ta bëjë i vogli dhe ‘qafiri’.
Dhe që të mos del se e shmangi qëndrimin tim rreth emrave të përfshirë në ‘listën e zezë‘ amerikane, ta them shkurt e qartë: sa më përket mua, pa emrat e atyre që Shqipërinë e bënë “mëmëdhe” të kanabisit dhe ku më të shpeshta janë vrasjet se dasmat, ajo mua më ngjanë në ‘listë nderi’!”, thotë Kim Mehmeti.
g.koosvari
Keput qafen langsraq ,u bere ti ti japesh mend DASH .Nuk ka vjedh zgjwdhhet OS per ato qe mbron ti orej kohesh