Deputeti Halit Valteri e konsideroi vetëm fillimin e Reformës në Drejtësi vendimin e DASH për ta shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha ‘non grata’. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se askush në Shqipëri nuk është i paprekshëm dhe se akuzat për korrupsion ndaj Berishës, janë një ftesë për aksion nga drejtësia.
“Ky është vetëm fillimi i asaj që trumbetohet si sukses i reformës në drejtësi. Nisi me cironka, zuri disa peshq dhe së fundmi në rrjetën e saj ra një peshkaqen. Askush nuk është i paprekshëm në këtë vend Akuzat për korrupsion nuk janë një ftesë për refleksion dhe debat, por ftesë për aksion që drejtësia të veprojë sa më parë. Ky është fundi i atyre që thonë se ky vend nuk bëhet, ky vend do bëhet dhe drejtësia do bëhet. Është fundi i pandëshkueshmërisë dhe fillimi i një epoke të re”, tha Halit Valteri.
g.kosovari