Sekretari i PS-së për mediat, Alfred Peza ka folur hapur duke thënë se vendimi i DASH për shpalljen “non-grata” të Berishës është një këmbanë alarmi për dikë tjetër.
Sipas Pezës figura që duhet të “frikësohet” është Ilir Meta, për të cilin tha se e ka kuptuar mesazhin dhe ndaj ende nuk ka reaguar.
Alfred Peza: Vendimi i sotëm i DASH është një sinjal, një këmbanë alarmi për Metën. Është i vetmi që nuk ka reaguar deri më tani. Çfarë është një shenjë e qartë që ai ka ditur ta lexojë shumë mirë deklaratën e DASH dhe e di që këmbanat po bien për të.
Kim e paralajmëroi këtë në një emision televiziv. Është shembur kollona e kalbur e drejtësisë së vjetër dhe tani drejtësia e re mund të kenë aftësi të bëjnë çfarë thotë DASH.
Pse tani? Është kuptuar sepse Berisha nuk e komandon dot më sistemin e drejtësisë. Ndaj është bërë tani sepse tani është krijuar mundësia që mekanizmi të vazhdojë të punojë dhe të fillojë një epokë e re.
*Në deklaratën e DASH ndër të tjera thuhej: Për më tepër, retorika e tij vërteton se ai është i gatshëm të mbrojë veten dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të llogaridhënies.
g.kosovari