Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos ka deklaruar se ka besim në hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së bashkëshortes Carolinë nga grabitësit, në shtëpinë e tyre.
Ai u shpreh se ka të dhënadhe detaje që mund të çojnë në zbulimin e grabitësve dhe arrestimin e tyre.
“Unë e di se sa njerëzit duan të ndihmojnë. Faleminderit të gjithëve. Informacioni është i shumtë dhe e vlerësojmë’, deklaroi 32-vjeçari.
Nuk dihet ende nëse 32-vjeçari shkoi në komisariat për të identifikuar gjeorgjianin e arrestuar në bazë të karakteristikave që ai arriti të fiksojë nga grabitësit.
Për krimin e rëndë,autor kryesor vijon të mbetet shtetasi 36-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili u arrestua të premten në tentativë për tu larguar nga Greqia përmes pikës kufitare Kipon Evros.
g.kosovari