Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e sotme me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, kompania e të cilit do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se në darkën e sotme kanë diskutuar pikërisht rreth këtij projekti.
“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisënjoftoi se Pacolli ishte fitues i garës për Aeroportin e Vlorës në mars të këtij viti, ku tha se duke qenë kompani me flamur shqiptar krijohet mundësi për llogaridhënie më të lehtë.
g.kosovari