Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ‘non grata’ familjen Berisha. Por kjo me sa duket ishte një histori e paralajmëruar disa herë nga analisti Lorenc Vangjeli. Në disa episode të ndryshme, duke nisur që nga dimri i vitit 2018 e në vijim, në emisionin e tij Java në RTSH, në disa editoriale të botuar ne javanews.al dhe në emisionin Opinion të Blendi Fevziut ai ka paralajmëruar ekzistencën e një listë të zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit për zyrtarë të lartë shqiptarë.
“Sipas burimeve të besueshme” – do të shprehej Vangjeli – “Departamenti i Shtetit ka hartuar një listë për shpalljen non grata të 15 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shumë të lartë shqiptarë”.
Tre zyrtarë të lartë, të zgjedhur e të emëruar dhe një numër gjykatësish dhe prokurorësh të lartë u përfshinë në këtë listë.
Pas këtij paralajmërimit të prillit 2019, në muajin nëntor Vangjeli do të shtonte se personazheve të shenjuar nga amerikanët nuk do tu përfundonin aty telashet. Sepse ekzistenca në listë mund të shoqërohej edhe me probleme financiare.
“Paratë janë si dashnoret, nuk mund të fshihen kurrë. Ata që kane para korrupsioni nuk i çojnë ato as në Lindje, as në Rusi, por në Perëndim. Dhe çelësat e e Perëndimit i kanë amerikanët” – do të shprehej ai. “Unë kam një lajm shumë të mirë për shqiptarët dhe një lajm shumë të keq për mëkatarët. Bota është bërë shumë e vogël dhe është bërë më e vështirë të fshihen paratë. Greqia u trondit dikur nga lista Langard. Kam përshtypjen se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në Shqipëri me personazhe shumë të njohur”, tha atëherë, në 1 nëntor 2019 Vangjeli.
Një paralajmerim tjeter i bujshëm i Lorenc Vangjelit ka qenë edhe ai për marrëveshjen e nënshkruar në zyrën ovale të presidentit Trump mes Kosovës dhe Serbisë në shtatorin e vitit të kaluar.
Në shkurt të 2020 ai paralajmëronte atë që do të ndodhte në Zyrën Ovale mes Ish-presidentit Trump, ish-kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiç.
“Akti politik që mund të frymëzohet dhe të shtyhet nga Uashingtoni mund të zgjasë sa një Tëitter në komunikimin e Presidentit Trump, por në mënyrë absolute do të ndikojë në shumë vite në temperaturën e rajonit dhe në fatin e shumë milionë banorëve të tij e më gjerë. Dhe me shumë gjasë, shumë shpejt mund të ketë të reja drithëruese në aksin Prishtinë – Beograd.”-shprehej Vangjeli gjatë vitit të kaluar.
Deklarata e fortë/ “15 zyrtarë të lartë shqiptarë ‘non grata’ në SHBA, DASH ka gati listën”
“15 zyrtarë të lartë shqiptarë ‘non grata’ në SHBA, DASH gati listën”